Berisha: Me sulmin ndaj meje, Rama dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për të eliminuar opozitën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur sërish në sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit, ku akuzon kryeministrin Edi Rama si personi që fshihet pas tij dhe shton se kreu i qeverisë mund të bëjë gjithçka për të tentuar mposhtjen e opozitës.

“Flas sot me thirrjen time drejtuar qytetarëve, popullit opozitar, në këto momente që ky regjim i mbështetur në krim, drogë, në vjedhjen e qytetarëve, dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. jam sot para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, vendimit sublim për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me regjimin  kriminal dhe kreun e tij Rama që në traditën e etërve të tij xhelatë e mizorë, babai i tij firmoste varje në litar të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen e gjallë të kundërshtarëve politikë, jam këtu për t’i thënë : Je i pashpresë. Me asgjë nuk do arrish të mposhtët opozitën. Në aktin më korruptiv ke arritur të blesh e shesësh deklarata deputetë, kryetarë opozite e të tjerë, por kjo ka marrë fund”, tha Berisha.

Kreu demokrat u ndal dhe te serra me kanabis në Berat.

“Unë e fala Gerti Shehun, se është një mjerian që merr para, s’ka pse të rri ai në burg kur porositësi rri këtu i kapardisur, s’ka moral. Ku është kjo, ka shkuar ta takojë Viktorin në burg, e dini ju lidhjen e kësaj me kokainën e Fierit.

Serra e Beratit, Edmond Targaj u kalua në Akademin e Policisë nuk u penalizua si rrjeti i policisë, ai ishte drejtues i aktivitet kriminal dhe shkoi te ministri i familjes Çuçi dhe i tregojë mesazhin me Aranit Arapin, që ky i fundit i ka kërkuar që mos të preket serra se kështu do ministri. Prandaj dhe Çuçi nuk e hoqi”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 12.12.2022 18:18