Berisha konfirmon takimin me Metën: Ja për çfarë ramë dakord

Ditën e djeshme u mësua e ish-kryesministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, dy ditë më parë kishin patur një takim “kokë më kokë “.

Berisha gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, e konfirmoi takimin me Metën dhe zbuoi se dyshja kishte rënë dakord  për një aksion të fuqishëm opozitar.

Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit. Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet.

Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA.

Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale. Sepse klani Rama është i përfolur në të gjithë aferat”, tha Berisha./albeu.com