Berisha: Kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë

Sali Berisha ka premtuar që kjo që ndodhi sot është vetëm faqja e parë e historisë së protestës.

“Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat. Nuk kishte asnjë rrezik për deputetët.  Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e protestës, e historisë. Ata që mendojnë se do të mbajnë pengje për të shtypur vullnetin e qytetarëve gabojnë rëndë.

Sot bota pa fytyrën e vërtetë të Lul pengut që sot u mbrojt me të gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë dhe një qeveri të dalë nga vota e lirë. Shoqëria shqiptare do të cclirohet nga narko-shteti”, tha Berisha.


Shtuar 8.01.2022 13:48