Berisha e nisi fjalën e tij duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës nga çdo funksion, pasi sipas tij me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard, moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij.
Më pas ai përmendu inceneratorët, udhëtimet me charter si edhe Policinë e Shtetit.
Berisha:
Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard, moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij. Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me lidhet e vendit për djegësit.
Sipërmarrja e Edi Ramës, e djegsave Tiranë-Fier-Elbasan, ëhstë sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë të cilët formalisht shpallën në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse të gjithë objekte krimi nuk konfiskohet asgjë, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për tu çliruar nga akuzat. Kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrjeje, të punësuarit e tjerë, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës çlirimin nga akuzat.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen të largohet menjëherë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur i shfrenuar, janë më shumë se çka shpenzuar Byroja Politike e Diktaturës. Ju garantoj në 20 vite të marra sëbashku me një gjakpirje të pamëshirë, e pensionistëve, arsimtarëve, mjekëve pedagogëve, për të gjitha këto Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se charterin, “ismailin” e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit paçka se avioni në një udhëtim për promociojn shpenzon 150 mijë euro minimumi.
Qefli i madh propocionesh na del, turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë superskandal, faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e Europës e detyron atë të flasë me gjuhën enjë ordineri, sikur ka traktin tretës në tru, dhe gojën si pjesë fundore të këtij trakti, ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër. Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve. Djemtë nga Dibra janë zotuar përsëri në një show festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një show festiv të zotohesh se do grabis votat sfidon shqiptarët që besojnë ke vota e lirë, dhe i mobilizon arta për të të dhënë përgjigjen që meriton armiku i votës së lirë”, tha Berisha.