“Berisha ju thërret si dele”, Manja-opozitës: Edi Ramën e kanë votuar 1 milionë shqiptarë, nuk ka frikë të përballet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua deputetëve të opozitës në Kuvend, duke u thënë se po shkojnë drejt shkatërrimit dhe jo për faj të kryeministrit Rama dhe mazhorancës, por për faj të Berishës.

Manja i cilësoi deputetët e opozitës “dele” të cilët udhëhiqen nga Berisha për interesat personale të këtij të fundit.

“Nuk e rregullojmë dot opozitën. Nuk jua ka fajin mazhoranca dhe Rama. Ju jeni drejt vetëshkatërrimit sepse po pëedoreni si mish për toppër interesat e Sali Berishës që ju thërret këtu si delet. Jo vetëm ju këtu në sallë me bilbila, por dhe ata të tjerët atje jashtë që i thërret mish për top për hallet e veta dhe familjes së vetë. Ndaj, ju merrni gjërat me radhë, zgjidhni hallet tuaja me 3 mars, pastaj hajdeni këtu merruni me Edi Ramën dhe me ne. por mos harroni, Rama është kryemnistri i votuar nga 1 milion shqiptarë dhe kjo s’ka patur kurrë frikë në të gjithë trajektoren e tij politike të përballet jo me ju por me këdo. Këto kisha për të thënë”, tha Manja./albeu.com


Shtuar 16.02.2023 13:30