Berisha jep alarmin: Qytetarët po marrin vaksina të skaduara anti-Covid, po u rrezikohet jeta! (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me vaksinat anti-COVID në Shqipëri.

Sipas Berishës, me këto vaksina të cilat po injektohen tek qytetarët, po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Deklaratat Berisha i bazon tek një mjek që i ka shkuar mesazh ish-kryeministrit.

“Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut! Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara. Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor”, shkruan mjeku në mesazhin që Berisha ka shpërndarë në Facebook./albeu.com/