Berisha ironizon qeverinë “Rama”: Lëshohen në hapësirë satelitët vjedhja 1 dhe vjedhja 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lëshimit në hapësirë të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Me një gjuhë ironike, Berisha thotë se këto janë satelitët e vjedhjes pasi Edi Rama ka firmosur një kontratë pa transparencë dhe nuk dihet sa është kostoja reale e saj.

Postimi i Berishës:

Lëshohen në hapësirë satelitët Vjedhja 1, Vjedhja 2. Vidh e vidh, nuk ngopet kurrë! Të dashur miq, Edi Rama ka firmosur një kontratë me zero transparencë pa asnjë lloj gare apo kokurence për të lëshuar dy satelitë në Orbitë, ndekohë që Shipëria nuk disponon asnjë qender apo ekip serioz studimesh ndërhapsinore.

Askush nuk e di koston e kësaj kontrate, por thuhet se shkon rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Qëllimi i vërtetë i këtyre satelitëve është: 1.-Të vjedh edhe në hapësirë të paktën gjysmën e shumës së prokurimit të tyre se atje lart nuk të sheh njeri. Ndaj të dy satelitet me të drejtë po thirren Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2

2-Të loboj me kompaninë lëshuese të satelitëve kundër opozitës e për pushtetin e tiij dhe në këtë rast emërtimi i satelitëve mbetet përsëri Vjedhja 1 dhe Vjedhja 2.

Paria Demokratike dënon me ashpersinë më të madhe këtë vjedhje satelitore kozmike të qytetarëve shqiptar dhe zotohet për vendosjen e hajnave para ligjit.#sb