Berisha i përgjigjet akuzave të Ramës për aeroportin: Duan të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControl

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të marra nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Kryeministrit Rama lidhur me grevën në aeroportin e Rinasit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” Breisha ka mohuar të gjitha akuzat, teksa ka kërkuar që të ndalojë censusra dhe terrori i punonjësve të AlbControlit që janë në grevë.

“Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve.

Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.”- shkruan Berisha.

Ndër të tjera Berisha i ka kërkuar Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil të hetojë lidhur me ngjarjen dhe të gjejë shkaqet që i kanë detyruar punonjësit të futen në grevë.

“I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.”- përfundon Berisha.


Shtuar 7.04.2021 15:19