Berisha habit të pranishmit: Udhëtimi im në Tropojë ishte gjysmë tokësor, gjysmë qiellor (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha mban momentalisht “Foltoren” e tij në Tropojë.

Berisha u shpreh se udhëtimi drejt Tropojës ishte gjysëm qiellor dhe gjysëm tokësor.

Ai shtoi se me mendje vjen shpesh në Tropojë, pasi sipas tij aty ka bërë universitetin më të rëndësishëm të jetës.

“Më pyeti Floriana se si ishte udhëtimi për në Tropojë. Gjysëm tokësor, gjysëm qiellor iu përgjigja asaj. Unë vij me mendjen time më shpesh me mendjen time në Tropojë. I përsëris vetes se sa i bekuar isha që linda në malësinë e Gjakovës. Pas dekadash, dua tu them këtu se unë në vendlindjen time kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time.

Ne jemi mëkuar për një dashuri për vendin dhe për Kosovës, që ishte një tokë e shenjtë. Shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, sepse për diktaturën nuk ekzistonte ajo, e kisha shitur. Shkova në shkollë të mesme dhe aty mësuesi na e bënte latinisht. Jam mësuar nga burra të besës dhe virtyteve. Jam me fat që kam lindur në malësinë e Gjakovës.”, u shpreh Berisha./albeu.com/