Berisha “Foltore” në Tepelënë: Siç ka nevojë zogu për ajrin, ka nevojë PD për bashkim (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Tepelenës.

Ai është pritur me ovacione nga qytetarët dhe thirrja e tij kryesore ka qenë për bashkimin e demokratëve.

Sipas Berishës, kjo gjë është sot më e nevojshme se kurrë, për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

“Fryma e bashkimit është mesazhi më i mirë që u jepet demokratëve, PD ka nevojë sot për bashkimin e saj, siç ka nevojë zogu për ajrin, është nevoja që çdo mbështetës të lërë pas zemërthyerjet, për betejën e vështirë që na pret përpara, betejën me regjimin që e bazon veprimtarinë në vjedhje dhe në krim.

Duke lënë pas 97-tën, ku askush nuk ka vuajtur më shumë se demokratët e Tepelenës dhe Gjirokastrës, por 8 vite pushime nga puna, përndjekje, është një lumë saktificash që i nderon demokratët. Sot regjimi është në revansh të plotë, pasi ja arriti që të ndikojë me mekanizma joligjore në krizën e PD. Një qeveri është e detyruar që të ruajë rregullat bazë të sistemit demokratik, dhe një prej tyre është edhe respektimi i opozitës.

Miqtë e mi, vendi ndodhet në situatën më të vështirë, është e vërtetë që ka një agresion barbar ndaj një vendi të lirë, i cili po qëndron në mënyrën më heroike, jashtë të gjitha parashikimeve, Ukrainasit e lirë po përballen me një nga ushtritë më të armatosura”, tha Berisha./albeu.com/