Berisha flet për zgjedhjet: Në garën e PD-së s’mund të marrin pjesë kandidatë të Ramës, bënë fushatë kundër partisë, ne e bëmë hero Salianjin, ai shtronte dreka dhe darka me…

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një komunikimi online me ndjekësit në rrjetin social, tha sot pas kthimit nga Zagrebi ku mori pjesë në Forumin e IDU-së se partia nuk mund të lejojë të bëhen pjesë e garës së zgjedhjeve për kryetar kandidatë të Edi Ramës.

Ai akuzoi kandidatët e përjashtuar nga gara, përfshi Ervin Salianjin, si kontribuues të kundërshtarëve dhe tradhtarë të PD-së, teksa shpjegoi se asnjë nga dorëzuesit e dokumenteve nuk plotësonte kriteret.

Të lidhura

None found

Berisha shtoi se PD është ndër të paktat parti simotra në botë që zgjedhjet e kryetarit i bën me votën e anëtarësisë dhe jo të forumeve.

Teksa një nga ndjekësit i quajtur Lek e pyeti për garën në PD dhe përjashtimin e Salianjit dhe të tjerëve, ai tha se:

“Partia demokratike ka garën me të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë.

Kryetarët e partive në familjet tona simotra vetëm një pjesë e vogël zgjidhen nga anëtarësia, i zgjedhin forumet. Por kjo që ndjekim ne është forma më themelore dhe më demokratike.

Kërkoj të mos bini viktimë e propagandës ë atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti. Dhe kanë mobilizuar këto kohë mafien më të rrezikshme të kokainës kundër PD. PD është ndër të paktat në botë që kryetarin e zgjedh me votën e anëtarësisë.

Kurse për garën, ju siguroj se do pranohen dhe pranohen që çdo demokrat dhe demokrate që plotëson kriteret e caktuara në rregullore për të marrë pjesë në garë., Besoj se kjo është gara më e rëndësishme në parti dhe ajo duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë.

A mund të imagjinosh ti që në garën e PD të marrin pjesë kandidatët e Ramës?

Konkretisht edhe me emra mund t’i marrë, apo kandidatë që punuan haptas në fushatë kundër PD apo kandidatë që ndërruan parti nga njëra te tjetra. Në çdo parti ë botë këta përjashtohen dhe vetëm përjashtohen për tradhtinë që i kanë bërë partisë në moment beteje. Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të kandidojnë apo të lejohen të kandidojnë, asnjë parti në botë s’i lejon.

Të kandidosh duhet të plotësosh disa kritere të caktuara, kurse me kritere të tjera mund të kandidosh për poste të tjera në forume e drejtim, por jo për kryetar të PD kur nuk ka kontribut të caktuar relevant në parti, sepse e bën garën qesharake në të kundërt.

Çdokush që plotëson këto kritere nuk është refuzuar dhe është mirëpritur, por nuk u lejuan ata që u urdhëruan që të bëjnë lojën kundër PD, që i përdorin dhe keqpërdorin nëpër studio nga mafia më e rrezikshme e fjalës së lirë.

Këta nuk besoj se je për këta, zoti Lek, nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi. Ne e bënim hero, ai shtronte dreka e darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin.

Kjo parti dhe ky kryetar është e detyruar të mbrojë interesat e Partisë Demokratike për të dëmtuar atë me ndihmën e kundërshtarëve tanë”.


Shtuar 2.05.2026 12:50