Berisha flet për mediat pas mbledhjes në seli, njofton vendimin e parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes në selinë e PD. Berisha tha se dyert e blinduara në seli do të hiqen, ndërsa shtoi se PD ndodhet në një proces vendimmarrjes në të gjitha modelet.

“Nuk ka asnjë interes, as si ju si gazetarë apo ndjekësit tuaj. Ju uroj një fundjavë të mbarë. Dyert e blinduara do të hiqen. Është një proces vendimmarrjesh në të gjitha nivelet tani dhe po Bën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin, por për vendime që janë për PD. Unë dua të shoh përpara. Mos më ktheni mbrapa”, tha Berisha

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.


Shtuar 25.03.2022 21:04