Berisha “fal” Bashën pas dorëheqjes: Nuk do ta quaj më deputet Brava

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendim të duhur atë të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga posti I kryetarit të PD-së.

Ndërsa theksoi se kjo ndodhi jo për shkak të vendimit të 9 shtatorit, por për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme, Berisha tha se tani nuk do ta quajë më Bashën deputet Brava.

Të lidhura

None found

“Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Unë nuk kam pse t’i them më deputeti Brava, do t’i them deputeti Basha”, tha Berisha.


Shtuar 25.03.2022 16:26