Nga “Foltorja” në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha ka pemtuar se do të rrëzojë qeverisjen Rama.
Berisha tha se do të përballet dhëmbë për dhëmbë me atë që e quan “narkoshtet” dhe do ta përmbysë atë.
“Këtë herë uragani i shpresës do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë, do të ngrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze që është kauza themelore e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm të vërtetë politik nuk ka liri”, tha Berisha./albeu.com