Berisha: Diaspora është për rotacionin, Balla simboli i krimit, shqiptarët i largohen sapo i dëgjojnë emrin

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, lideri demokrat Sali Berisha, është shprehur se diaspora është masivisht për rotacion në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Berisha theksoi se emigracioni është kundër narkoshtetit, duke shtuar se Partia Socialiste është në agoni dhe se nuk ka shans për fitore.

Berisha: Kjo mbledhje është thirrur për emergjencën e krijuar mga problematika e votës së 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit.

Ky është një eveniment i jashtëzakonshëm, i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale, por historia elektorale është historia e demokracisë, thelbi i demokracisë. Ky proces siç edhe pritej nuk mund të mos ishte pa problematika.

1 milion e gjysëm shqiptarë të shpërndarë në të gjithë planetin, imagjinoni se çfarë konstituence e madhe është.

Qeveria nuk pranoi të votohej me telefon, siç votojnë shumë vende, por kërkoi të votohej në e-Albania, që është portali më i manipuluar në Europë dhe botë.

Një portal ku fusin duart e zeza, një mori mafiozësh vendi dhe të huaj dhe e bëjnë atë shportë që nuk jep asnjë siguri.

Dhe ne e përjashtuam këtë mundësi. Tani si praktika e parë, natyrisht se ne kishim që në fillim modulin më të mirë të trajtimit të saj. Jo, por një gjë del shumë e qartë.

Gjatë këtyre dy muajve, emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, janë për PD, janë kundër narkoshtetit.

Para se të vija këtu po shihja takimin e fundit të Taulant Ballës, ku nga mijëra karrige, a sa ishin aty në sallë nuk i numërova, vetëm rreshtat e parë dhe ata një pjesë të marrë nga Vlora, nga ai Dredha që është kryebashkiaku më problematik që ka pasur në historinë e tij, qyteti i Vlorës.

Ermal Dredha e Taulant Balla. Taulant Balla i largohen shqiptarët sa e dëgjojnë sepse është bërë sinonim, apo simbol i kriminelit elektoral dhe jo vetëm elektoral i lidhjeve më obskure me drogën, larjen e pare, me vrasjet dhe aktet e tjera.


Shtuar 13.01.2025 14:58