Berisha dhe Bardhi, konferenca urgjente për shtyp: Nga do të mbajë grupi i deputetëve?

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar një deklaratë për shtyp në orën 11:30, ndërkohë që Sali Berisha nga ana e tij ka njoftuar të njëjtën gjë, por me një gjysmë orë diferencë, në orën 12:00.

Tema se për çfarë do të flasë Berisha dihet, hetimi i SPAK ndaj tij dhe dhëndrit, ndërkohë që ngjall interes përmbajtja e deklaratës së Bardhit.

Mbetet për t’u parë qendrimi që do të mbajë Bardhi dhe grupi i deputetëve që janë grupuar me të, nëse do të mbështesin Berishën apo qendrimet e Lulzim Bashës, në lidhje me hetimet e fundit të SPAK. /albeu.com


Shtuar 23.10.2023 10:52