Ish-krueministri Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është nisur drejt Kryeministrisë ku pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga ai. Mijëra mbështetës e shoqërojnë me ovacione dhe thirrje “Rama ik”.
Simpatizantët gjithashtu njëzëri shprehen duke thënë: “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “O Edvin o legen, prite Salën se po vjen”.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta.
