Berisha: Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë, ai është një gënjeshtar i paskrupullt

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit, ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi se është përzënë nga Zvicra për shkak se është marrë me drogë.

Më tej, Berisha hodhi akuza se gjatë kohës që Çuçi drejtonte ministrinë e Brendshme, mori si këshilltar një prej trafikantëve të Saimit Tahirit.

Berisha: Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor. Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva.
Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student. Është përzënë për drogë. E di vetë ai.

E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të.
Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte. Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.

Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus.
Dhe e tillë ka qenë në 32 vite./Albeu.com


Shtuar 19.10.2023 12:54