Berisha bën denoncimin e fortë: Çfarë zbuloi Gledis Nano për Ramën dhe Çuçin, që e flakën si limon të shtrydhur

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano Berisha. Berisha shkruan se ai u shkrkua pasi u bë viktimë e e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Sipas Berishës, u zbulua afera e Olsi Ramës me Call Centerat dhe se Nano bashkë me policinë italiane gjetën se 2.2 ton kanabis po transportoheshin me velierën e familjes së ministrit Çuçi.

Postimi i Berishës:

Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1-  Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur. #sb/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 20:13