Berisha bën publik emrat: Operatorë dhe komisionerë kanë votuar me disa karta në Kamzë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e djeshme një video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët.

Kjo sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kamëz. Pretendohet se një operator ka votuar 130 herë.

Sakaq, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme Berisha ka bërë publikë edhe emrat.

Berisha: Në këtë konferencë do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki.

Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës.

Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias.

Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit.

Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.


Shtuar 2.06.2023 12:35