Berisha: Azem Hajdari do të shpallet “President Nderi” më 11 dhejtor

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Foltorja në Librazhd, ka deklaruar se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor,  themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet “President Nderi” i kësaj partie.

“Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qëndresën e tyre në çdo vështirësi, ishin të palëkundur, të pamposhtur. I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjësonin Partinë Demokratike. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas 91 dhe 92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t’ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet ‘President Nderi’ i përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha.


Shtuar 19.11.2021 18:41