Berisha “ringjall” Azem Hajdarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit.

Tubimi u mbajt në sheshin “Demokracia”, teksa Berisha tha se Azem Hajdari ishte njëri i guximshëm dhe u bë lider në një mënyrë unike.

“Ky takim zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e pushkatimit ekzekutimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetvetishme kjo është dita dhe çdo ditë që e mendojmë është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe bëhet i pavdekshëm me veprën e tij. Asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi se dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik, në një rrezik shumë të madh. A shërben sot kujtimi I veprës së Azem Hajdarit. Mendoj se sot frymëzon më shumë se kurrë. Unë do kujtoj dy-tre momente të atyre ditëve që ndanë historinë. Çfarë ishin ato dy -tre ditë. Azem Hajdari dhe një grup jo dhe aq I madh u treguan të pamposhtur, I ftoj Ramiz Alia në darkë, doli në një të natës, u nxorri ministrin dhe I dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur se të nesërmen dolën në demostratën e parë antikomuniste. Kam qenë dëshmitar kam parë se u vërsulën me barbari dhe tërbim për t’I bërë copa. U shpërndanë dhe gjeta Azemin me një grup studentësh. Jo vetëm që nuk ishin të frikësuar, port ë vendosur për të shkuar drejt sheshit. Çfarë ishte Azem Hajdari? Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike mund të thuash”, u shpreh Berisha./albeu.com/