Në një komunikim për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se arrestimi i Agasit ishte rezultat i një marrëveshjeje të negociuar.
Sipas Berishës, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në rastin e Agasit është hequr akuza për pengmarrje dhe është përdorur termi “heqje lirie”.
Të lidhura
None found
“Arrestimi i tij i autorizuar. Ajo që fakton dorën e zezë të Ramës është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes, është akt i rëndë. Agasi është personi i implikuar në direkt në organizimin e dy pengmarrjeve. Edi Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie, këto janë dy kategori që kanë vepra penale me dallim. E çoi në burgun që kontrollohet nga Balla dhe Sara Mila”, tha Berisha.
