Berisha ankohet në Strasburg! Kërkon lirinë: Drejtësia shqiptare nuk më dëgjoi

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut në krye të gjashtë muajve arrest shtëpiak dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, që të gjitha të refuzuara.

Përmes një kërkesë padie avokatët e ish kryeministrit i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj.

Veç kësaj ish kryeministri i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar ne parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë

Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg , pa shteruar dhe pa pritur edhe kushtetuesen . Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.

Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore. Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik, në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por nuk është surprizë që si çdo hap tjetër të kundërshtohet

Ish kryeministri pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por sakaq po bëhet gati që në këto temperatura të larta ti drejtohet kushtetueses me një seri pretendimesh


Shtuar 12.07.2024 20:22

Tags: ,