Bëri kërdinë me klientët duke vjedhur 3 mln euro, Alma e postës ADEX lihet në burg

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Alma Beqirin, e cila përvetësoi 3 milionë euro në postën ku punonte.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Avokatët e Alma Beqorit kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.

Nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.

46-vjeçarja Alma Beqiri nga Korça, u arrestua disa ditë më parë nga policia e Korçës në kuadër të operacionit “Postmail”.

Ajo ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarjs./albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 13:39