Aksidenti i rëndë me pasoje vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Një 50 vjeçar Bardhi Daullja, u aksidentua për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Albert Mustafallari, 49 vjeç.
Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
‘Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.’, njofton policia.