Benzema ftohet për Euro 2020?

Tifozët e Kombëtares së Francës e duan sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema që të jetë i përfshirë në Evropianin 2020 sipas një sondazhi të bërë nga “L’Equipe”.

Benzema u përjashtua nga Franca në vitin 2015 me trajnerin Didier Deschamps që situata nuk do ndryshojë për 33-vjeçarin.

Sidoqoftë, vazhdueshmëria për Real Madridin në sezonet e fundit ka ndryshuar mendimet e tifozëve të Francës që e duan sërish në skuadër.

Sipas një sondazhi të bërë, Benzema është zgjedhur sulmuesi i gjashtë më i kërkuar pas Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Kingsley Coman, Ousmane Dembele dhe Olivier Giroud.

Ai u zgjodh para yjeve si ylli i Atleticos, Thomas Lemar dhe i Unitedit, Anthony Marital.


Shtuar 5.04.2021 23:41