Benzema: Mendoj për Topin e Artë, sa vjen i afrohem edhe më shumë

Sulmuesi i Real Madrird, Karim Benzem, dha një intervistë për “Esquire Middle East” dhe raportoi për “Sportweek”.

“Unë mendoj për Topin e Artë, është normale. Këto janë gjëra të rëndësishme për lojtarët. Do të vijë nëse bëj gjëra pozitive me ekipin tim. Dhe çdo herë është e njëjta gjë, gjithmonë afrohem pak më shumë.

Vitin e kaluar përfundova në vendin e katërt, nuk isha larg. Këtë vit u ngjita pak më shumë, fitova trofe me ekipin.

Tashmë mendoj se jam bërë sulmuesi që gjithmonë që kam dëshiruar të jem, shpresoj ta fitoj këtë vit trofeun e Topit të Artë”, është shprehur sulmuesi francez./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 12:14