Benzema: El Clasico, ndeshja më e bukur në botë

Fundjava do të sjellë një duel gjigantësh teksa Real Madrid dhe Barcelona do të përplasen për javën e 30-të kampionatit ku do të vendoset shumë për fatet e titullit. Madrilenët janë 3 pikë larg vendit të pare ndërsa Barcelona e dyta vetëm 1 pikë larg Atleticos ndaj dhe sfida do të ketë shumë rëndësi për të dyja skuadrat dhe këtë e di edhe Karim Benzema.

“El Clasico është ndeshja më e bukur në botë, jo vetëm për mua por për të gjithë sepse luajnë dy ekipe që kanë shumë histori në futboll. Për ne është si një finale ndaj si e tillë duhet ta luajmë në mënyrën më të mire dhe ta mbajmë topin. Do të jetë e vështirë sepse edhe ata luajnë mire me top e për më tepër kanë një portier si Ter Stegen”.

Një kapitull më vete për francezin është Lionel Messi për të cilin lojtar ka fjalë shumë të mira.

“Eshtë një lojtar që bën gjithçka në fushë dhe duhet të bëjmë shumë kujdes nga ai, e dijmë sa I rrezikshëm është me topin. Unë mendoj se duhet të luajmë ashtu si në ndeshjen e kaluar (Reali fitoi 3-1 në “Camp Nou”) dhe mendoj se do të dalim me rezultat pozitiv”.

Për skuadrën e Zidane, përballja me Barcelonën do të jetë prova e dytë e zjarrit ku të parën ndaj Liverpool e kaluan me sukses dhe një tjetër fitore do t’i jepte shtysë të madhe madrilenëve që të ecin drejt titullit e njëkohësisht edhe drejt rikonfirmimit në Champions League.


Shtuar 7.04.2021 19:48