“Bëni fëmijë”, Papa Françesku ka një apel për çiftet

Papa Francesku ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha çiftet e reja ditën e sotme.

Papa është shprehur se një shqetësim i madh i tij është “dimri demografik” që ka përfshirë vendin.

Të lidhura

None found

“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi”, shtoi më tej Ati i Shenjtë.

Komentet Ati i Shenjtë i ka bërë gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkë-ekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.

Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 15:34