Ben Blushi reagon pasi i publikuan pagën

Një skandal me përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve ka tronditur mbarë vendin.

Në telefonat e shumë personave, qarkullon një databazë me të dhënat personale, të pagave të mbi 600 mijë punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror.

Një nga njerëzit më të përfolur, për shkak se në këtë databazë figuronte me një pagë stratosferike ka qenë Ben Blushi, ish drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Blushi ka reaguar për portalin Dosja, duke deklaruar se bëhet fjalë për një lajm të rremë dhe se paga e tij ka qenë 24 herë më e ulët.

“Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte. Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes”, thotë Blushi.


Shtuar 23.12.2021 00:06