Prokuroria e Posaçme pritet që ditën e premte t’i bëjë të ditura zyrtarisht ish-zvkryeministres Belinda Balluku vendimin për vazhdimin e hetimeve, si dhe pretendimet e reja që lidhen me lotët 5, 6 dhe 7.
Më herët, Gjykata e Posaçme kishte miratuar shtyrjen e afatit hetimor me tre muaj të tjerë, ndërsa zyrtarja e lartë ishte marrë e pandehur vetëm për dy çështje: Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës.
Të lidhura
None found
Burimet nga Prokuroria tregojnë se ekziston mundësia që Balluku të mos jetë e pranishme gjatë komunikimit të akuzave dhe të përfaqësohet vetëm nga avokati i saj mbrojtës, Ardian Kalia.
Ndërkohë, njoftimi i akuzave për këto të njëjtat vepra penale u është komunikuar tashmë personave të tjerë nën hetim, Evis Berbertit dhe Miranda Shkurtes.
