Belind Këlliçi për shkarkimin e 12 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës: Hiq një hajdut dhe vendos një tjetër

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, ka komentuar shkarkimet e fundit të 12 drejtorëve, duke thënë se është një lëvizje e dëshpëruar.

Në fjalën e tij, ai tha se u hoqën disa hajdutë për t’u zëvendësuar me disa kryehajdutë.

Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt.

“Kjo protestë përveçse ka çuar në burg 3 nga hajdutët kryesore të “5D”, sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në bashki. Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. NJë dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni, që edhe me të do merremi dhe ka vënë një hajdut tjetër Erjon Rapajn, famozin e Kombinatit që vidhte vota në Kombinat. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi po ashtu komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës, për të cilin tha se u mor peng nga bandat.

“Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, u mor peng në mes të ditës nga njerëz bandit pa simbolet e Policisë së Shtetit. Po cfarë prisnin këta nga Ilir Meta, t`i thoshte faleminderit që po shkel ligjin“?- tha Këlliçi.


Shtuar 25.10.2024 13:44