Belind Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD-së, e ka një emër dhe një fytyrë

Në një postim në rrjetet sociale, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka treguar shenjat në trupin e shefit organizativ në PD, Klevis Balliu, i cili u lëndua në protestën para bashkisë.

Këlliçi në reagimin e tij, shprehet se dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë

Postimi i Këlliçit:

Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!
Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda “5D”, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.

 


Shtuar 10.06.2024 14:36