Belgjika rikthen kufizimet me Shqipërinë, çfarë ju duhet për të udhëtuar

Belgjika ka rikthyer kufizimet anti-Covid me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Pumëve të Jashtme, përmes një postimi në Facebook, ku dhe ka njoftuar se çfarë nevojitet për të udhëtuar drejt këtij shteti që është anëtar i BE-së.

Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:

– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të  pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës. /albeu.com

 

 


Shtuar 13.09.2021 14:18