Bektashinjtë kremtojnë ditën e Abaz Aliut në malin e Tomorrit

Bektashnjtë iu drejtuan vendit te shenjte ashtu siç është bërë tashmë traditë prej vitesh. Ata ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut. Të gjithë besimtarët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj shprehet se Abaz Aliu është flamurtari i Betejës së Qerbelasë i cila ka rënë për paqe.

Malin e Tomorrit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të tjerë nga gjithë Shqipëria.

Mali i Tomorrit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi në këtë vend prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed.


Shtuar 22.08.2024 13:28