Bëjeni ju gjyqin, s’marr pjesë/ Dështon seanca në GJKKO për Plarent Dervishajn, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme, ka dështuar seanca e parashikuar të mbahej në GJKKO, për Plarent Dervishajn, i akuzuar për organizimin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Raportohet se në nisje të seancës, Dervishaj ka kërkuar përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.

Të lidhura

None found

Kjo pasi sipas tij, janë shtrembëruar thëniet e dëshmitarëve nga media.

Por gjykata e ka rrëzuar kërkesën dhe pas kësaj, Dervishaj u hoqi të drejtën avokatëve për mbrojtje dhe u largua nga salla e gjyqit.

“Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq”, i ka thënë gjykatës Dervishaj.


Shtuar 21.11.2025 11:53