Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur vizitën në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Kassym-Jomart Tokayev. Kreu i shtetit u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij në Akorda.
Begaj ndodhet në Kazakistan që prej datës 6 shtator dhe vizita do të zgjasë deri ditën e nesërme. Pas ceremonisë, dy presidentët zhvilluan një takim “kokë më kokë” me dyer të mbyllura.
Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi bilateral i deritanishëm si dhe interesi për zhvillimin e hapësirave ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve.
Gjithashtu, ata do të diskutojnë edhe për situatën ndërkombëtare dhe rajonale./Albeu.com/