Përmes një postimi në rrjetin social X, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Naërocki, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
Postimi i plotë i Begajt:
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.
Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së“, shkruan presidenti Begaj.