Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë urimet e tij për ekipin shqiptar të mundjes, pas paraqitjes së suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Shqipëria siguroi gjithsej tri medalje në këtë garë: një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Të lidhura
None found
Islam Dudaev triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë. Zelimkhan Abakarov u rendit me medalje argjendi, ndërsa Ardit Zeneli mori medaljen e bronztë.
“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
