Begaj takon Borrell në New York: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti Bajram Begaj është takuar në New York me Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme, Josep Borrell.

Begaj shkruan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Begaj.


Shtuar 19.09.2023 21:47