Begaj takohet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: E sigurova që Shqipëria mbështet organizimin e Samitit për të Ardhmen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili ndodhet në një vizitë pune në Baku, Azerbajxhan ka zhvilluar një takim me zëvendës sekretarin e Përgjthshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Guy Ryder.

Përmes një postimi në Facbook, Begaj e ka cilësuar konstruktiv diskutimin e tij me zëvendës sekretarin Guy Ryder.

Begaj tha se diskutoi për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OzhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, Begaj tha se siguroi Guy Ryder që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.” shkruan në Facebook Presidenti.


Shtuar 15.03.2024 14:06