Befason Vuçiç: Do bëjmë përjashtim, do të eksportojmë në Shqipëri 30 mijë tonë grurë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për Shqipërinë.

Përmes një reagimi, gjatë fjalës së tij, Vuçiç është shprehur se do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se në Shqipëri do të dërgohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit.

“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë”, tha ai./albeu.com/