Befason Sazan Guri: Presidenti Bush ka qenë shqiptar dhe kam prova për këtë, kot më tallin ata që komentojnë

Aktivisti i njohur Sazan Guri është shprehur se presidenti amerikan Xhorxh W. Bush është me origjinë shqiptare.

Ai ka shtuar se për këtë gjë ka edhe prova, duke sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale disa prej fakteve që ai ka për këtë gjë.

Guri ka ironizuar edhe ata që sipas tij e tallin përmes komenteve, pasi sipas tij nuk dinë se ç’bëjnë.

 Postimi i Sazan Gurit:

Në 30-40 komente lidhur me origjinen albane apo ilire te presidentit amerikan Xh. Bush, qe jo pak, qe fali o Zot se nuk dine se cthone ose perpiqen qe me nder tallin …….qellon dhe mjafton nje dhe vetem nje qe t’ju tregojë vendin pergjigjeve therese te te tjereve. Edhe Zoti nje eshte, por te jep shpresen dhe guximin per betejat per t’i vazhduar…. Ndaj një falenderim të madh e mirënjohje për ju o miq të shtrenjtë. Nuk e di sesi mund te takohemi, por me keni gati per çdo hall tuajin dhe te vendit 100 ore ne dite, le te jete ajo 24 oreshe…

Ja si reagon një person (z. Ylli Saraci) që lajmin e fotos e përcjell me hulumtime dhe e vesh me artefakte, sikundër bënte i madhi mason shqiptar, ndjesë pastë, Maksi Zotaj.

Mesa kam hulumtuar familja Bush me origjine nga Skocia jane nje nga 11 familjet e famshme me origjine te larget Albane. Neper sallonet e tyre jashtë vemendjes se publikut të gjere, keto biseda konsumohen ndermjet personave te veçante, mjaft te besuar. Fakti qe ndaloi ne Fushë-Kruje ndodhi, sepse e dine mire se aty afer ndodhet Zgerdheshi ose Albanopoli i lashte.

Fakte te tjera:

Hoqi kollaren, vetem kur ndodhet ne shtepine e tij, nje zyrtar i rangut kaq te larte e ben kete gjë.

Perveshi menget, sikur donte t’i jepte sinjal dikujt ne qarqet boterore ose (elites qe na lufton me metoda perfide indirekte), se ky vend dhe ky popull eshtë nen mbrojtjen time si nje nga familjet me origjine Albane. Mos harrojme elementet e shumte kulturor te Skocezeve me popullin tone si dhe emigrimet e lashte nga teritoret tona drejt Veriut te kontinentit ne disa vale.

Dhe ne fund, hyri me nje furre buke si per te vazhduar traditen e Albaneve te lashte qe mikut i ofrohet buka dhe shtepia.

Ai (Bushi) e ceku edhe kete tradite te lashte, me te cilen behen tre, dhe treshi eshte nje numer mjaft i rendesishem per popullin me te lashte ne bote, sepse treshin e ka trajtuar mjaft Petro Zheji. Selenitet ose Hiperotet e lashte Hënen e paraqisnin ne tre nivele, ashtu si ciklet e jetes, lindja, rritja (hene e plote) dhe vdekja, zvoglimi i saj.

E fundit: E mori shqiperine dhe kosoven “zvarre” sa ishte vete ne pushtet dhe te paren e futi ne kotecin e sigurt te NATO-s dhe te dytit i dha pamvarsine me shprehjen “enough is enough”.

Mesazhi

Së paku, paska material për diskutim dhe jo për……