Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Europa do të pushojë së ekzistuari.
Këtë deklaratë e ai e ka bërë para mbështetësve të AKP-së në pushtet.
Videon në rrjetet sociale e ka shpërndarë Gazetari turk Abdullah Bozkurt, ku djali i Rexhep Tajip Erdogan shprehet se Europa nuk ka asnjë lidër që ja vlen të të udhëheqë dhe se Unioni është i destinuar të dështojë.
“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari”./albeu.com
Like father, like son. Turkey’s Islamist elite are ideologically committed to the destruction of the West.
Turkish President’son Bilal Erdogan predicts Europe’s future is dark and it will cease to exist soon. pic.twitter.com/N39TT3Xa8d
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 15, 2021