Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryebashkiaku Veliaj, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, Endri Fuga dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë takuar së bashku në resortin e “Fish City” të biznesmenit Gjergj Luca.
Berisha ka shtuar se mes tyre ka pasur një marrëveshje zotërinjsh, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera.
“Deklaratat ia shkruan Fuga PD-së. Ka një lloj rigrupimi, Balla, Veliaj, Fuga kanë një dashuri të veçantë me Bashën. Keni dëgjuar për “Luca party” ka qenë një takim i raportuar, një “gentleman agreement”, për të mbajtur njëri-tjetrin.
Nuk është rastësi, është përpjekje e vogël… Mbështetja e guvernatores (nënkupton ambasadoren Yuri Kim) që i jep Lul Bravës, është dëm sepse po mbështet një politikan të ri”, u shpreh Berisha.
Edhe në të kaluarën Berisha ka folur për një takim mes Bashës, Veliajt dhe Ballës./albeu.com/