Befasohen rusët, Ukraina rimerr nën kontroll qytetin e dytë më të madh

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkiv, është rikthyer sërish në duart e ukrainasve, pas rimarrjes së kontrollit të qytetit nga rusët.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, përmes një postimi në Telegram.

“Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni”, tha ai.

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, përfundoi guvernatori.

Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.

Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse./albeu.com/