Bedrija, një tjetër Liridonë shqiptare, e vërteta e një tragjedie

Nga; Aida Topalli

Ishte data 2 janar 2024, kur Salla Operative e DVP Durrës, lajmërohet nga Spitali Rajonal i Durrësit, që një grua 41 vjeç, kishte shkuar në urgjencë, pa shenja jete, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Bëhej fjalë për Bedrije Lokën.

Menjëherë trupi ju nënshtrua ekspertimit mjeko-ligjor, dhe rezultati ishte i tillë: Shkak i vdekjes ishte konsumimi i fostoksinës. Trupi ju kthye familjarëve të së ndjerës. Bashkëshortit Xhemal Loka dhe fëmijëve të saj, për të kryer ceremoninë mortore, sipas traditës.

Por para dorëzimit të trupit të saj, një situarë aspak e zakontë, thanë burime koefidenciale për Replikë, ka ndodhur në ambjentet e morgut në QSUT. Vëllezërit e Bedrije Lokës, janë konfliktuar me dhëndrrin e tyre, Xhemal Loka.

Ata donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para, përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt kryerjes së këtij akti, ishte pikërisht ai, Xhemal Loka. Por përtej sherrit që degjeneroi në dhunë fizike, Bedrija u varros nga familja e burrit të saj. Një histori që na riktheu edhe njëherë tek ajo që ndodhi në Kosovë, ngjarja tragjike e Liridonës.

Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk shkelën më kurrë në banesën e Xhemal Lokës.

Dy ditë pas tragjedisë, një mesazh shkon në redaksinë e portalit JOQ, ditën që do të ngrihej peshë edhe opinioni publik. Nga ana tjetër, vëllezërit e Bedrijes kishin shkuar në polici dhe kishin shprehur ankesën se e motra nuk ka vdekur nga historia e Tik Tok, ajo është vrarë nga dhuna e tmerrshme psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të saj.

Nga njëra anë ndikimi mediatik, nga ana tjetër puna e policisë, sot, u arrit të arrestohej Xhemal Loka, si person përgjegjës për vetëvrasjen e Bedrije Lokës. Pas marrjes me dhunë të telefonave, brenda tyre u gjetln video e mesazhe që e implikonin këtë të fundit në një dhunë të tejskajme psikologjike ndaj bashkëshortes.

Mesazhe kërcënuese e ndaluese. E deri në video kërcënuese ndaj saj. Këto e bindën Prokurorinë dhe Policinë se ai ishte fajtori i vërtetë dhe jo historia e vjetër e Tik Tok. Një histori e ndodhur dhe e mbyllur në vitin 2022.

Por çfarë e shtynte Xhemal Lokën të ushtronte këtë lloj dhune ndaj Bedries?

Familja e Sanije Lokës, një grua e ve, nënë e 5 fëmijëve, mes tyre edhe Xhemali, zbritën nga Peshkopia në Sukth shumë vite më parë. Në fshatin Vardardhë, Bedrija, së bashku me Xhemalin, ndërtuan një shtëpi 2 katëshe. Sanija me djalin tjetër dolën me qera në fshatin Kodër.

Kjo e fundit, insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses. Kjo kishte bërë që sa herë që Xhemali të vinte nga kurbeti, të plaste sherri e debati. Deri edhe në ofendimet për nder.

Bedrijen e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi. Si një grua të ndershme, që fëmijët më shumë i rriti vetëm se me burrë, e megjithatë nderin sja kishte shkelë kurrë. Por pavarësisht këtyre sakrifivave, mania e të tjerëve e zhyti në mënxyrën e mentalitetit. Bedrijes i vodhën edhe para në banesë. Rreth 40 mijë euro. Se nga kush u morën, kjo nuk është zbardhur.

Të gjitha këto, bënë që ajo të ishte piketim brutaliteti që e dënuan për së gjalli, duke e bërë të merrte edhe vendimin drastik, vetëvrasjen.

Bedrija punonte në një fasoneri. Dhe çdo ditë, në punë merrte edhe djalin 10-vjeçar.

Bedrija ishte një grua shembull, një grua pasqyrë e realitetit shqiptar. E bukur dhe e zonja, por në fund, me epitete që e bënë të vetësakrifikohej.

Xhemal Loka ishte pa frikë shkaktari kryesor i vetëflijimit të saj. Tipiku i burrit toksik, që për ta fshehur të vërtetën, çoi një mesazh duke hedhur një tjetër pistë në publik. Por e vërteta është e lehtë për t’u zbardhur, sidomos kur historiku dihet…b