Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska, tha sonte presidenca suedeze e BE-së.
“Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën,” tha presidenca suedeze e BE-së.
It’s one year since Russia’s brutal and illegal invasion of Ukraine.
Today, the EU approved the 10th package of Russian sanctions.
The package includes e.g.:
– Tighter export restrictions regarding dual-use and technology
(1/3)
— Swedish Presidency of the Council of the EU (@sweden2023eu) February 24, 2023
“BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet.”
Paketa përfshin kufizime më të rrepta të eksportit në lidhje me mallrat me përdorim të dyfishtë, si dhe masa kundër subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronët e përdorur nga Rusia./albeu.com