Bashkimi Europian njofton se ka dërguar 80 milionë euro në Shqipëri. Paratë janë për sektorin energjitik, në mënyrë që vendi ynë të lehtësojë krizën që nisi në fundin e vitit 2021 me rritjen e çmimeve dhe mungesën e prodhimit.
Ky grant është njoftuar edhe më herët, nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lejen, kur ajo vizitoi Tiranën në samitin e 6 dhjetorit.
Fondi 80 mln euro është pjesë e paketës 500 mln euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Serbia përfiton 165 mln, Maqedonia e Veriu 80, Kosova 75, Bosnje Hercegovina 70 dhe Mali i Zi 30 mln euro.
Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në masat lehtësuese të BE për pasojat e krizës energjitike, është bërë sipas strukturave shtesë të ndihmës, në kushtet kur vendet e rajonit kanë nivele të ndryshme marrëdhënieje në anëtarësim me Bashkimin Europian.
Kjo është vetëm paketa e parë e ndihmës e cila do të pëdoret për të ndihmuar shtetet në kompensimin e cmimeve të larta, ndërsa një paketë e dytë po me vlerë 500 mln euro do të lëvrohet në vazhdim për projekte në sektorin energjitik./ina